Genku mposhti Liersen, shënon Zhegrova

Skuadra belge e Genkut ka fituar sot miqësoren parasezonale me skuadrën Lierse me shifrat 2:0. Në këtë ballafaqim, nga minuta e parë luajti sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, i cili arriti edhe të shënojë golin e parë si futbollist i kësaj skuadre.

Ish-futbollisti i kategorive të reja të Prishtinës realizoi në minutën 18, teksa edhe në vazhdim pati paraqitje tejet të mirë, raporton Gazetasheshi.com.

Zhegrova 18-vjeçar ka tri vite që stërvitet me Genkun, por vetëm tani ka arritur që të depërtojë në skuadrën e parë.

Fotografia e Dominique Vaes