Gel-maskë për një lëkurë porcelani: zbardhoni lëkurën dhe largoni njollat

122

Lëkura e bukur, e ndritshme dhe rrezatuese është ëndrra e çdo gruaje. Por, shumica mendojnë se kjo gjë është e paarritshme, veçanërisht për shkak se njollave pigmentuese.

Nëse ju mundon ky problem, mos nxitoni për të blerë kremëra të shtrenjta për zbardhjen e lëkurës, por në vend të atyre provoni këtë maskë të shkëlqyer, të përgatitur në shtëpi, transmeton Femina.al.

Për ta përgatitur këtë maskë ju do të duhen vetëm tre përbërës të thjeshtë, ndërsa e njëjta maskë mund të përdoret edhe për si për fytyrën, ashtu edhe për pjesët e tjera problematike të lëkurës, duke përfshirë duart dhe këmbët.

Me kalimin e kohës, me përdorim të rregullt, ju do të shpëtoni nga njollat pigmentuese dhe lëkura juaj do të ketë nijansë të butë porcelani.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë;
  • 1 lugë gjelle kos ose salcë kosi;
  • 1 lugë çaji lëng limoni.

Përgatitja: Përzijini të gjithë përbërësit derisa të fitoni një përzierje homogjene.

Aplikimi: Aplikojeni maskën në pjesët problematike dhe lëreni atë për 15 deri 20 minuta. Pastaj shpërlajeni me ujë.

Ky trajtim është i rekomanduar në mbrëmje, para gjumit, sepse pas heqjes së maskës mund të ketë skuqje të lehtë të lëkurës. Përdorni maskë maksimalisht dy deri në tre herë në javë./Femina.al/