Gazetarja sportive ‘provokon’ tifozët e Milanit

Gazetarja sportive, Ludovica Pagani ka ‘provokuar’ tifozët e Milanit, në prag të derbit të Madonninës, ndaj Interit, i programuar për këtë fundjavë.

Bukuroshja ka postuar foto me kostumin zyrtar të Interit, në Instagramin e saj, duke treguar se në çfarë ane do të rreshtohet sonte. 23-vjeçarja italiane i fshiu fotot pas pak minutash, por tashmë ‘dëmi’ ishte bërë, sepse ato bënë xhiron e rrjetit.

Ludovica është një nga gazetaret më të preferuara, pasi ndiqet nga më tepër se një milion fansa në Instagram, ku shpërndan foto vërtetë ‘të nxehta’.

Ajo ka pozuar shpesh me fanellën e Juventusit, Milanit, Immobiles, etj, teksa asnjëherë nuk e ka bërë publike skuadrën e saj të zemrës.