Gazeta “The Independent”, kalon vetëm në versionin online

130

Gazeta më e madhe angleze, “The Independent”, e cila në kulmin e suksesit të saj botohej me një tirazh ditor prej 420,000 kopjesh, do të kalojë në vetëm version online. Kështu raporton gazeta “The Economist”.

Ky vendim është marrrë për shkak të humbjeve. Numri i fundit i shtypur i saj, e që do të jetë më 26 mars, do të ketë tirazh prej vetëm 55,000 kopjesh. Si pasojë e këtij vendimi, rreth 200 gazetarë do të humbin vendin e tyre të punës.

Trend i ngjashëm të renies së shitjes dhe kalimit gjithnjë e më tepër në formën digjitale, po vërehet edhe tek gazetat e tjera angleze. Që nga viti 2009, tirazhi i përgjithshëm i të gjitha gazetave angleze ka rënë për 36% dhe përqindja e tyre në tregun nacional të reklamave ka rënë bile edhe më tepër – nga 25% e tregut sa kishin në vitin 2009, në 10% vitin e kaluar, shkruhet në revisten “The Economist”.

Që nga viti 2005, në Angli janë shuar rreth 200 gazeta lokale.