Gazeta “L’Equipe”: Shqipëria s’është më shqetësim për Francën

108

Gazeta franceze “L’Equipe” në numrin e sotme të gazetës print e ka renditur Shqipërinë si një Kombëtareje me formë në rënie, së bashku me Spanjën, Anglinë dhe Suedinë.

E përditshmja më e madhefranceze thekson se kuqezinjtë tanë tashmë nuk përbëjnë më frikë për Francën, raporton Albeu.

“Fitorja e ekipit nga Ballkani 2-0 ndaj Luksemburgut, erdhi me një formacion të rinovuar, por që nuk fshehu mangësitë që ka kjo skuadër. Kjo sfidë erdhi pas humbjes ndaj Austrisë (1-2). Shqipëria është një kundërshtar që përbën shumë pak shqetësim për Francën”, shkruan gazeta franceze.