Gatusso e sulmon keq Milanin

133

Legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, ka shprehur zhgënjimin për situatën në të cilët ndodhet ish-klubi i tij.

Rossonerët do të kalojnë edhe një vit tjetër jashtë Ligës së Kampionëve, pasi po zhgënjejnë edhe këtë edicion.

“Ne ishim ndërtuar të fitojmë. Por, kjo nuk ndodhte gjithmonë, kuptohet, ashtu si në fillet e mia te Milani, kur gjërat nuk ishin krejt mirë”.

“Mirëpo, kishte një mentalitet që impononte respekt për rolet e klubit dhe historinë. Nuk e di se çfarë po ndodh në ditët e sotme, por Milani duhet ta rigjejë identitetin që e ka mbajtur në maje për shumë vite”, ka deklaruar Gattuso.

Ndryshe, ish-mesfushori italian aktualisht është trajneri i ekipit nga Lega Pro, Pisa.