Gashi lirohet nga ankthi i Baselit

96

Shkelzen GashiSulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur Amerikën si vendin ku do të vazhdojë karrierën e tij. Colorado Rapids është skuadra e tij e re, pas aventurës së tij tek kampionët zvicerian, Basel.

28-vjeçari ka arritur akordin me Kolorado Rapids dhe tashmë mund të quhet zyrtarisht futbollisti më i ri i këtij ekipi. Lajmin e konfirmon e përditshmja zviceriane “Blick.ch” e cila e quan të mbyllur këtë transferim.

Tashmë futbollisti i Kombëtares kuqezi do të luajë në MLS ku luajnë edhe yje të klasit botëror si Pirlo, Lampard, Kaka edhe shumë të tjerë.