Gani Sejdiu: Shukri Sylejmanin duhet ta kujtojmë përjetësisht

Në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, Presidenti Historik i klubit të Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, e ka ngushëlluar familjen Sylejmani per humbjen e nje njeriu i cili i dha shume futbollit.

“Ngushëllimet më të përzemërta familjes Sylejmani, Sc.Gjilani, Skifterave si dhe tërë komunitetit sportiv Gjilanas për humbjen e një njeriu,i cili i dha shumë futbollit ,dhe të cilët duhet t’i kujtojmë përjetësisht”, ka shkruar trajneri mitrovicas.

Sylejmani në opinion njihet si një njeri që dha shumë për futbollin gjilanas e në veçanti për Gjilanin.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për qytetin e Gjilanit dhe futbollin kosovar në përgjithësi.

/Gazeta Sheshi/