Galliani vë veton: Merkato e Milanit është mbyllur

158

Milani nuk pritet të bëjë më asnjë lerje në ditët e fundit të merkatos së verës. Lajmin e ka konfirmuar dje administrator i deleguar Adriano Galliani, numri 1 i merkatos kuqezi, që pas ndeshjes së humbur me Napolin ka konfirmuar se skuadra është e kompletuar. “Merkatoja jonë është e mbyllur. Nëse nuk largohet njeri, atëherë nuk ka asnjë blerje”, ka thënë Galliani nga “San Paolo”, pas humbjes 2-4 që kuqezinjtë pësuan nga Napoli.

Më tej, Galliani shtoi se nuk ka për t’i bërë më asnjë “dhuratë” trajnerit Montella, duke thënë: “Kjo është skuadra që do të kemi përgjatë gjithë kampionatit”, tha Galliani, që shtoi se Romagnoli nuk do të largohet edhe pse ka kërkesa të shumta, sidomos nga Chelsea i Londrës. “Romagnoli për ne është i pashitshëm. Kemi disa lojtarë të rinj dhe më perspektivë që nuk shiten, si Donnarumma dhe De Sciglio”, shtoi shefi i skuadrës kuqezi, që konfirmoi gjtihashtu se mund të largohet vetëm Jose Mauri.