Galiani i bën “skaner” ekipit, Miha zotohet për Champions-in

100

Ka ardhur çasti për të dhënë diçka më shumë dhe për të qëndruar të bashkuar. Milani ka hyrë në fazën delikate të sezonit, e cila mund të ndryshojë perspektivën dhe gjykimin për skuadrën e drejtuar nga Sinisha Mihajlovic.

Sprinti për vendin e tretë ka nisur, edhe pse mungojnë tre muaj nga fundi i kampionatit. Kuqezinjtë duhet të rikuperojnë pikë dhe pozicione në tabelën e klasifikimit, kanë detyrën të provojnë deri në fund dhe mos të gabojmë më, pasi përndryshe rikthimi në Ligën e Kampionëve do të mbetet vetëm një ëndërr.