Gafa e Mesit ofendon rëndë egjiptianët, dhuroi këpucët në TV (FOTO)

117

Një gjest mirësjellje nga ana e yllit të Barcelonës, Lionel Mesit, është shndërruar në një incident antropologjik, duke shkaktuar indinjatë në Egjipt.

479

Sulmuesi argjentinas i dhuroi një palë këpucë moderatores që po e intervistonte për një televizion egjiptian, por kjo shkaktoi zemërim te këta të fundit, pasi ky veprim nuk është një gjest i pëlqyeshëm në kulturën e tyre.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mesi nuk e dinte këtë fakt dhe veprimi i tij ishte për bamirësi.

Shumë shikues thuhet se mbetën keq pas këtij veprimi, pasi këpucët janë në kontakt me këmbët dhe tokën, dhe për kulturën e tyre ato përfaqësojnë papastërtinë.

Për t’i shtuar ‘benzinë zjarrit’ mendoi zëdhënësi i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Azmy Megahed, i cili tha se “njerëzit tonë të varfër nuk kanë nevojë për Mesin”.

“Nëse kishte ndërmend të na poshtëronte, më mirë të na jepte shkelma kokës dhe tifozëve të tij. Nuk kemi nevojë për bamirësinë e tij dhe as të izraelitëve. Jepja këputët vendit tënd, Argjentina është plot me varfanjakë”,-ka thënë ai sipas gazetës më të madhe sportive në Itali, ‘La Gazzetta dello Sport’.