Fytyra të reja në stërvitje te Feronikeli, imazhe ekskluzive nga Drenasi

Feronikeli përmes një kumtese për media ka njoftuar në lidhje me ndryshimet e mëdha që pritet ky klub ti bëj në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazetasheshi.com.

Vëmendjen kryesore gjatë ditës padyshim e morën futbollistët e larguar nga kjo skuadër.  Emra të njohur si Kastriot Rexha, Astrit Falziu, Arbër Prekazi, Milos Krkotic, Albutrnit Morina, Haxhi Neziraj dhe Lulzim Doshlaku u lanë të lirë për të ndryshuar mjedis.

Por, pak kush ka pyetur se kush mund të jenë ardhjet e reja në “Rexhep Rexhepi”.

Deri më tani klubi nga Drenasi ka afruar në radhët e veta tre futbollistë. Kristi Kullaj, Simon Loshi dhe Keith Groeneveld u prezantuan edhe zyrtarisht te Feronikeli, ndërkohë që
nga akademia kanë debutuar edhe futbollistët, Lorent Shala e Ardi Qorri.

Gazeta SHESHI mëson ekskluzivisht se në skuadër aktualisht ndodhen edhe dy futbollistë të rinj nga Shkupi, të cilët prej ditësh po stërvitin te “Nikli”.

Fjala është për Behar Fetën dhe Xhemil Jahijin, të cilët në Drenas kanë ardhur me insistimin e kryetrajnerit Agim Sopi.


Gazeta “SHESHI” do të ju mbaj të informuar në lidhje me çdo të re për klubin nga Drenasi, si dhe afatin kalimtar të janarit.

/Gazeta Sheshi/