Një futbollist me emer bëhet “pre” e fotografëve dhe mediave kombëtare në Britani ndërsa fotot e tij që urinonte në një gotë gjatë festivalit të Cheltenhamit dolën në dritë.
Samir Carruthers ishte në një festë private në ceremoninë e hapjes së garave me kuaj, por fotot e kapën atë duke urinuar në gotë në ambient të hapur, dhe më pas e derdhi gotën nga ballkoni.
Carruthers, 22 vjeç ishte nën shoqërinë e Luke Ayling të Bristolit dhe Jake Forster Caskey që luan me MK Dons dhe të gjithë ishin në platen e vipave.
MK Dons ka konfirmuar se do të shikohet nga afër incidenti ku u përfshi Carruthers. Një zëdhënës deklaroi: Klubi është I shqetësuar për fotot që po qarkullojnë në median kombëtare për një nga lojtarët e vet. Klubi ka filluar një hetim të brendshëm për këtë çështje”.
/Albeu/