Futbollisti ri Barcelonës prezantohet me hundë të thyer (VIDEO)

180

Menjëherë pas prezantimit të tij si lojtari i tretë i transferuar te Barcelona, Lucas Digne i është nënshtruar një operacioni për të rregulluar një frakturë të vjetër në hundë. Porsa tregoi disa nga aftësitë e tij me topin në “Camp Nou” me fanellën “blaugrana”, ish-lojtari i PSG-së doli nga spitali me një “maskë” në hundë. Klubi katalanas konfirmoi shumë shpejt se mbrojtësi i majtë i është nënshtruar një operacioni dhe se ka mundësi që 22-vjeçari të operojë edhe veshët.

Me Jordi Albën si zgjedhje të parë të teknikut Luis Enrique për krahun e majtë të mbrojtjes, është ende e paqartë se sa mund të luajë francezi në sezonin e ri në Katalonjë, por me shitjen e Adrianos që duket gjithnjë e më pranë, Barcelona duhet të mbulojë pozicionin. Te PSG-ja Digne nuk u zhvillua edhe aq shumë dhe prandaj u huazua te Roma, por shpreson që më në fund të tregojë veten te kampionët e Spanjës, aty ku u transferua për 16.5 milionë euro.