Futbollisti, propozim për martesë në stadium, para 20.000 njerëzve (video)

146

Futbollisti kolumbian, Luis Calderon, e kishte thirrur të dashurën e tij në stadiumin e mbushur plot e përplot, pak para fillimit të ndeshjes mes Deportivo Cali dhe Atletico Nacional, këtë të dielë, për t’i propozuar martesë. “E dua këtë grua me gjithë zemrën time dhe këtë dua ta dinë të gjithë. Kjo është arsyeja pse unë ia bëra propozimin për martesë në prani të gjithë juve, si dëshmitarë,” – tha Luis Calderon, mbrojtësi i Deportivo Cali, për kanalin televiziv “RCN”.

https://www.youtube.com/watch?v=FPk9N4tY2V4

I veshur me një kostum të zi dhe kravatë, qendërmbrojtësi, i cili po shërohet nga një dëmtim, u gjunjëzua në mes të fushës, në stadiumin “Palmaseca”, nxori unazën e martesës dhe e ofroi për të dashurën e tij, Valentina Parra. Kjo e fundit u lëshua në fushë për të përmbushur pranimin e “ofertës”. Ajo tha: “Natyrisht që po, jam e sigurt.”