Futbollisti lëvizte me ‘Lamborghini’ 400 mijë euro, ja arsyet e sekuestrimit të mjetit

99

Lëvizte me makinë ilegale dhe mbi normat e lejuara të fuqisë motorike. Këto ishin dy arsyet se përse policia britanike i ka sekuestruar makinën tip ‘Lamborghini’ futbollistit të Manchester City-t, Samir Nasri.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mjeti i tij nuk ishte i regjistruar në Angli dhe fuqia motirike që kishte, ishte shumë herë më e lartë se normat e lejuara.

Nasri është përpjekur t’i shpjegojë autoriteteve se përse nuk e kishte regjistruar mjetin, por vendimi i policisë ka qenë i padiskutueshëm.

Pas situatës së vështirë që francezi po kalon me skuadrën e tij të City në Premier Ligë, dalja në faqet e para të gazetave për drejtimin e mjetit të mënyrë të paligjshme, duket se nuk shkon në favorin e tij dhe të skuadrës.