Futbollisti kosovar kalon provat te Tirana

357

Nga Liga e Parë e Kosovës në elitën e futbollit shqiptar dhe hiq më pak se te Tirana. Fjala është për sulmuesin Flamur Bajrami, i cili ka kaluar provat te skuadra e madhe shqiptare.

Bajrami që në edicionin e fundit luajti për Vëllaznimin e Gjakovës, ka bindur trajnerin Ilir Daja. Futbollisti i ri ishte në përgatitje me Tiranën në Zlatibor të Serbisë dhe pati minuta thuajse në të gjitha miqësoret që Tirana i zhvilloi atje, shkruan Gazeta Sheshi.

Bajrami u formua si futbollist në Shkollën e Futbollit “Kurda”, kurse u afirmua te 2 Korriku dhe te Tirana ka kaluar pikërisht si lojtar i ekipit nga kryeqyteti, pasi me të përfunduar edicioni i fundit u rikthye në kryeqytet nga ekipi gjakovar.

Janë pikërisht drejtuesit e 2 Korrikut që kanë konfirmuar kalimin e futbollistit të tyre te gjiganti shqiptar.

2 Korriku njihet për prodhimin e shumtë të talentëve.