Futbollisti ia preferon Barcelonës një kurban si të Hajvalisë

137

Futbollisti i njohur, i cili kishte bërë karrierë edhe në Kosovë, Xhevdet Llumnica ka ironizuar me humbjen e Barcelonës nga Real Sociedadi.

Duke dashur t’i dalë në “ndihmë” katolanasve, ish-futbollisti i Prishtinës ua ka kujtuar atyre kurbanin, ashtu siç kishte vepruar Hajvalia kur e kishte therur një të tillë dhe kishte pasur sukses në Kishnicë.

“Nuk është punë me mujt qet Sociedadin, pos me pre ni kurban si Hajvalia”, ka shkruar Llumnica në “Facebook”, transmeton Gazeta Sheshi.

Ai aktualisht luan te skuadra IF Limhamn Bunkeflo.