Futbollisti i vetëm në histori që nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë

Në historinë e futbollit kartonët e verdhë dhe të kuq shpeshherë kanë bërë diferencën në një ndeshje.

Ata që marrin pak kartona shihen si më të disiplinuar . Shembull për profesionalizëm është Philipp Lahm i cili në karrierën e tij nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, në anën tjetër është Sergio Ramos që çdo sezon merr kartona të kuq.

Në botën e futbollit ekziston një futbollistë, jo që nuk është ndëshkuar me karton të kuq por as me të verdhë.

Ish-futbollisti anglez, Gary Lineker gjatë karrierës së tij 16 vjeçare nuk ka marr kurrë karton të verdhë.

Gary Lineker says he's still in 'decent enough shape' as he ...

Për shkak të kësaj, në vitin 1990, FIFA ia dhuroi çmimin për ‘Fair Play’ Linekerit.

Anglezi në karrierën e tij luajti 567 ndeshje dhe kurrë nuk mori kartonë.