Futbollisti i Vala Superligës në prova te gjiganti turk (FOTO)

Bëri një super-stinor me Vëllaznimin e Gjakovës dhe rruga e tij evropiane tashmë është hapur. Fjala është për sulmuesin e krahut të Vëllaznimit, Adenis Shala.

Futbollisti i talentuar ndodhet në prova te gjiganti turk, Fenerbahçe. Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i Kastriotit të Krujës, Samuel Nikaj, i cili ishte i interesuar për Shalën.

“Me rotacionet e vazhdueshme jam munduar të rris konkurrencën për një vend titullari. Rumunët kanë karrierë mbresëlënëse, ashtu si Hysa, ndërsa në tregun kosovar ato lojtarë që unë kërkoj janë të vështirë për t’u marrë, pasi janë të rinj premtues, dhe kanë interesim nga ekipe evropiane. Imagjinoni, Adenis Shala për momentin është në provë tek Fenerbahçe”, ka deklaruar Nikaj për mediat shqiptare.

Vëllaznimi këtë dimër është përballur me largimin e shumë futbollistëve.

Image result for adenis shala