Futbollisti i Superligës ironizon me Granit Xhakën (Foto)

315

Granit Xhaka po i shijon pushimet në Prishtinë, para se t’i bashkohet Arsenalit në përgatitjet për sezonin e ri.

Reprezentuesi i Zvicrës, ka dalë për kafe me dy lojtarët të Prishtinës, Gentrit Begollin dhe Liridon Lecin.

Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook ku ka ironizuar me Xhakën. “Aty jem me rroga me G.Xhaken. Nja 200€ ma shumë e ka ky po so problem”, ka shkruar Leci.

Xhaka pritet të përfitojë rreth 143 mijë euro në javë te Arsenali ose rreth 7 milionë euro në vit.