Futbollisti i Realit mbetet pa numër, largohet nga klubi (FOTO)

275

Marco Asensio do të largohet nga Real Madrid.

Ai nuk figuron fare me numër të fanellës për sezonin e ri, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Andaj, ky është sinjali më i fuqishëm i largimit të tij nga “Santiago Bernabeu”.

Asensio nuk konsiderohet si futbollist i dobishëm në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.

Andaj, mesfushori duhet të gjejë një ekip të ri.