Futbollisti i njohur konfirmon kalimin te Ballkani (FOTO)

Egzon Shabani edhe zyrtarisht është lojtar i Ballkanit.

Mesfushori ferizajas ka konfirmuar marrëveshjen me skuadrën e Bekim Shotanit.

“Objektivat e Ballkanit, organizimi i mirë i klubit dhe kryetari Arsim Kabashi, i cili ishte shumë korrekt me mua, më kanë bindur që të jem pjesë e Ballkanit”, ka thënë Shabani për faqen Futbolli i Kosovës.

“Kam qenë i kënaqur me kushtet që më janë ofruar nga kryetari dhe s’ka pasur arsye për ta refuzuar. Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen”, përfundoi Shabani.

Mesfushori në edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit.

Fotografia e K.F. Llapi