Futbollisti i Llapit i jep fund beqarisë (FOTO LAJM)

Bujar Idrizi e ka zënë sezonin e verës për ti dhënë fund beqarisë, teksa ka kurorëzuar lidhjen shumëvjeçare me të fejuarën e tij, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollisti aktual i Llapit në njërin nga restaurantet luksoze të qytetit i ka dhënë fund jetës së tij si beqarë.

Të pranishëm në mbrëmje ishin edhe drejtuesit e e Klubit Futbollistik “Llapi”, stafi drejtues dhe bashkëlojtarët e Idrizit.

Me një urim për martësën e tij, është përkujdesur edhe skuadra nga Podujeva.

“Futbollisti ynë, Bujar Idrizi sot i ka dhënë fund beqarisë. Kryetari, kryesia e klubit, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët i urojnë martesën dhe i dëshirojnë jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore. Urime Bujar”, shkruhet në urimin e Llapit.

Krahas disa skuadrave kosovare, Idrizi ka bërë karrierë edhe në Shqipëri te Kukësi.

Fotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. LlapiFotografia e K.F. Llapi
/Gazeta Sheshi/