Futbollisti i Gjilanit e çon në gjyq Flamurtarin, klubin rrezikon përjashtimin nga liga

Muhamed Useini zgjodhi SC Gjilanin për të vazhduar karrierën e tij, megjithëse la në pezull shumë gjëra me Flamurtarin e Vlorës. Mirëpo, futbollisti tetovar tashmë ka vendosur që çështjet gjyqësore me ish-klubin e tij ti zgjedh përmes FIFA-s, transmeton Gazetasheshi.com.

Mesfushori 30 vjeçar pretendon për disa paga të pa marra te klubi vlonjat dhe tashmë ka angazhuar një avokat për tu marrë me lëndën e tij.

Useini ka folur për të përditshmen shqiptare “Panorama Sport”, teksa ka konfirmuar veprimet e tij, si dhe borgjin që klubi ka ndaj tij.

“Faktikisht nuk dua të flas për këtë temë, sepse këto gjëra i ka në dorë avokati im. Kurse për pagesën, normale që nuk ka vend për të mbajtur gjë të fshehtë… sepse të gjithë e dinë që nuk jemi paguar”, theksoi Useini.

Më tej ka theksuar se nuk do të dëshironte që gjërat të ndodhin kështu, por që i detyruar nga rrethanat ka vendosur një rrugë të tillë.

Useini

Krahas Useinit edhe shumë futbollistë të tjerë e kanë paditur Flamurtarin e Vlorës në FIFA dhe nëse klubi nuk zgjidh detyrimet ndaj tyre rrezikon edhe dënimin deri në përjashtim direkt nga liga.

/Gazeta Sheshi/