Futbollisti i Gjilanit akuzon rëndë Arbnor Morinën (FOTO)

Yll Maliqi nuk do të vazhdojë me Gjilanin. Futbollisti para pak ditësh konfirmoi një gjë të tillë, duke thënë se arsye për këtë është minutazha e vogël.

Ndërkohë, tani ka ardhur reagimi i tij ndaj trajnerit, Arbnor Morina. Maliqi pohon se nuk u aktivizua as në ndeshje kontrolluese.

“Arbnor Morina më ka nënqmuar vazhdimisht. Ai nuk më dha hapsirë as në ndeshje miqësore, ndaj unë habitem se si mund të vlerësoj ai një futbollist. Kjo është për t’u habitur, por le të mbetet nën ndërgjegjjen e tij”, u shpreh Maliqi për Gazetasheshi.com.

“Me insistimin e Arbnor Morinës klubi nuk na ka dhënë gjysmë rroge. Ai ka ndikuar në shumë gjëra në klub”, deklaroi Maliqi.

Pos tjerash, ai akuzon trajnerin Morina për mos respekt ndaj lojtarëve vendorë. ”Ai nuk i ka dashur aspak lojtarët vendorë”, përfundoi Maliqi.