Futbollisti i Feronikelit i jep fund beqarisë (FOTO)

Futbollisti i Feronikelit, Drilon Lladrovci, i ka dhënë fund beqarisë. Djali i vogël i Ramiz Lladrovcit, kryetarit aktual të Komunës së Drenasit është fejuar me me partneren e tij Elenën dhe lajmine ka bërë të ditur e ëma, Shemsije Lladrovci, transmeton Gazetasheshi.com.

Ajo ka postuar në ‘Instastory’ disa imazhe, në njërën shfaqet Driloni dhe Elena duke u
puthur ndërsa në tjetrën unaza e fejesës.

“Qofshi gjithmonë të lumtur, ju don mami shumë”, shkruan Shemsija krah fotos ku shfaqet djali me të fejuarën.


Aktualisht Lladrovci është futbollist i skuadrës së Feronikelit, derisa është paraqitur në tri ndeshje këtë edicion për “industrialistët”.

Më parë ai ishte pjesë e skuadrave të Drenicës dhe Flamurtarit.


/Gazeta Sheshi/