Futbollisti boshnjak ia bën ‘bajat’ jetën blogeres serbe

Ish-reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Danijel Milicevic, ka qenë i lidhur shumë fort emocionalisht me blogeren e njohur serbe, Zorana Jovanovic, e njohur si Zorannah.

Edhe pse lidhja e tyre ka pësuar përplasej në prillin e vitit të kaluar, Zorana nuk ka dashur të flasë për opinionin.

Blogerja atraktive përfundimisht e ka zbuluar se futbollisti e ka dëshpëruar plotësisht. “Nuk kam dashur të flas për këtë gjë, por meqenëse më kanë ardhur shumë pyetje për këtë temë kam vendosur t’i jap disa detaje”, ka thënë në fillim Zorana për ‘Kurir.rs’.

Image

Futbollisti dhe blogerja për dy vjet kanë qenë në lidhje, ndërsa ajo, për shkak të tij ishte shpërngulur në Belgjikë, kur Milicecic luante në Gent.

“Derisa kemi jetuar në Belgjikë gjithçka ka qenë super. Por, pastaj ndodhi kalimi në Francë. Gjithçka u mblodh dhe ajo që ju nuk e dini është se ne jemi ndarë moti, unë jam kthyer në Beograd ne fillim të majit, ndërsa ne ishim ndarë një muaj më herët. Unë i paketova valixhet e mia dhe shkova, edhe pse kam qenë shumë e palumtur muajve të fundit. Marrëdhënia jonë ishte katastrofale dhe nuk kishte arsye të rrija atje. Të gjithë njerëzit përreth meje komentonin se si unë isha si nj lule e tharë atje”, zbulon blogerja.

Image

“Vërtetë kam qenë e pafat dhe përfundimisht kam qarë secilën ditë, madje edhe me muaj. Ne të dy mes nesh kemi marrëdhënie të mira. Nuk dua ta shoh më kurrë në jetë, pasi ai mua më ka dëshpëruar. Ai duket të jetë djalë i mirë, por për mua nuk ka qenë i tillë, ndërsa unë dua t’i vë pikë kësaj pune”, ka thënë Zorannah. /Zëri.info

Image