Lojtari i Granadas, Javi Marquez, është bërë baba dhe e ka pagëzuar djalin e tij sipas futbollistit të Real Madridit, Modric. Ai nuk është i vetmi që e ka bërë një gjë të tillë, pasi që edhe shumë futbollistë të njohur kanë vendosur ti pagëzojnë fëmijët e tyre me emrat e kolegëve.
Në vazhdim Gazeta Sheshi ju sjell disa të tillë:
Javi Marquez e ka pagëzuar të birin me emrin Modric
Futbollisti i përfaqësueses izraelite dhe i skuadrës Brighton, Beram Kayal, e ka pagëzuar të birin e tij me emrin Prilo
Felipe Melo e ka emëruar djalin e tij Linyker, sipas legjendës së futbollit anglez, Gary Lineker
Sulmuesi i kombëtares uellsiane David Cotterill quhet ndryshe si David Rhys George Best Cotterill, pasi prindërit e tij e kishin të pëlqyer futbollistin e Manchester United
Futbollisti egjiptian Ahmed Nabil Manga ka vendosur ta pagëzojë të birin e tij me emrin Ozil, pas performancës së gjermanit në Kupën e Botës
Antonio Cassano e ka pagëzuar të birin e tij me emrin Lionel. Megjithëse gruaja e tij nuk ishte pajtuar me këtë emër, ai arriti ta bindë atë më në fund.
Gianluigi Buffon e ka titulluar djalin e tij me emrin e legjendës afrikane Louis Thomas
Bebeto e ka pagëzuar të birin me emrin e legjendës gjermane Mattheus
Zidane i ka huazuar emrin yllit uruguajan Enzo Francescolli për djalin e tij të madh Enzo.
Ylli i Real Madridit, Francisco Alarcon Isco i ka vënë emrin Messi qenit të tij, para ardhjes së tij në Madrid.
Përgatiti: Drilon SYLEJMANI
/Gazeta Sheshi/