Futbollistët e Kosovës motivohen në këtë mënyrë në stërvitjen e sotme para udhëtimit në Çeki

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Plzen.

Në Plzen, Zëri.info mëson se djelmoshat e Bernard Challandes do të nisen në mëngjesin e nesërm, derisa pasdite do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes të së enjtes.

Në këtë seancë nuk janë të pranishëm futbollistët Vedat Muriqi dhe Herolind Shala.

Muriqi do të mungojë zyrtarisht në dy ndeshjet e radhës, teksa Shala do t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi para ndeshjes.

Në seancën e sotme stërvitore e cila po mbahet në ‘Fadil Vokrri’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përkrahur me të madhe.

Në tribuna ndodhen një numër i konsiderueshëm i publikut në përkrahje të Kosovës.

Ndryshe, më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë, kurse më 17 nëntor e pret Anglinë në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.