Futbollistët e Dritës vijnë me një vendim të pabesueshëm

Pavarësisht organizimit të mirë në klubin e Dritës, rezultatet e skuadrës nuk janë ato të priturat.

Drita pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, ka vetëm një fitore (në xhiron e parë), katër barazime dhe nëntë humbje, duke tubuar shtatë pikë.

Pavarësisht këtyre shifrave, ekipi nuk është se po luan keq, por edhe fati nuk po i përcjellë gjilanasit.

Në duelin e fundit të humbur 1:0 nga Llapi, Drita humbi penallti në minutat e fundit të ndeshjes, duke konfirmuar se vërtetë fati nuk është me ta.

Sidoqoftë, as futbollistët nuk janë duke e përjetuar mirë këtë situatë dhe së fundmi kanë ardhur me një vendim të madh.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, lojtarët e Dritës kanë kërkuar vullnetarisht që të mos marrin asnjë cent nga paga e fundit për shkak të rezultateve jo të mira.

Mirëpo, ende nuk ka ndonjë vendim të kryesisë lidhur me këtë veprim të futbollistëve.