Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-gjyqtari

Një lajm i zi ka prekur futbollin shqiptar ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar ish-gjyqtari shqiptar Xhavit Meka.

Meka ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, duke i trishtuar të gjithë për këtë largim të parakohshëm.

Ish-gjyqtari i kampionatit shqiptar, i cili ka qenë edhe shef i klubit të Egnatias në të kaluarën, ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, duke ua sjellë një dhimbje të madhe të gjithë sportdashësve, por në veçanti familjarëve dhe miqve të tij.