Federata e Futbollit në Belgjikë e ka anuluar seancën e sotme stërvitore, pas sulmeve shpërthyese në kryqytetin belg, Brukselin. Futbollistët e kombëtares belge ishin në përgatitjet e fundit para duelit miqësorë ndaj Portugalisë, mirëpo seanca stërvitore është anuluar, transmeton Gazeta Sheshi.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë zyrtarët e Federatës përmes një postimi në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale, derisa kanë shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.
Me shumë mundësi edhe dueli i paraparë të zhvillohet ndaj Portugalisë do të anulohet.
/Gazeta Sheshi/