Futbolli në zi, ndërron jetë talenti i madh në moshën 16-vjeçare

Futbollisti kroat, 16-vjeçari Valentino Druzinec, ndërroi jetë pas një lufte të madhe në një spital në Kroaci për leukeminë akute.

Ky futbollist i ri nga Mirkovci ishte në trajtim për një vit e gjysmë … Edhe pse në fund të shkurtit Druzinec ishte për herë të dytë në një transplant të palcës kockore, zemra e tij ndaloi së rrahuri, shkruan “Vecernji List”, transmeton “Zëri.info”.

Druzinec ishte cilësuar si një talent i madh i futbollit, por ja që kjo sëmundje e rëndë ia shoi të gjitha ëndrrat në moshë të re, derisa bashkëlojtarët e tij përmes rrjeteve sociale kanë ndier dhimbje të madhe për humbjen e tij.