Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta Maldini

118

U nda nga jeta në moshën 84 vjecare Cesare Maldini, ish-lojtar legjendar i Milanit dhe trajner i Kombëtares së Italisë.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij duke u gdhirë dita e sotme. Ai ka Luajtur për Milanin në vitet 50-60,ku ka fituar shumë trofe të rëndësishëm.

Si trajner ishte zëvendes tek Italia e Bearzotit në Botërorin e Spanjës në vitin ’82 ku Italia u be kampione bote. Ka drejtuar më pas Italinë U21 duke fituar tre Europiane e me pas kaloi te Italia e madhe në Botërorin e Francë ’98 e më pas drejtoi Paraguajin në Boterorin e Koresë në 2002.