Futbolli i shekullit të 21-të, ky teatër absurd dhe i çmendur

179

Rekordi botëror i transferimit u thye dy herë gjatë verës së 1996. Sulmuesi brazilian Ronaldo shkoi nga PSV Eindhoven te Barcelona për rreth 16 milionë euro por rekordi i tij nuk qëndroi për shumë kohë. Si sot njëzet vite më parë në një ditë të premte, Newcaslte United pagoi 18 milionë euro për të transferuar Alan Shearer nga Blackburn Rovers. Të dy teorikisht kishin vitet e tyre më të mira përpara – Ronaldo ishte 19 vjeç, Shearer 25 – dhe ishin sulmuesit më të mirë në botë gjatë asaj periudhe. Në Ballon d’Or të atij viti ata u renditën i dyti dhe i treti, pas gjermanit Matthias Sammer.


Kontrasti midis tyre dhe Gonzalo Higuain, i cili kaloi nga Napoli te Juventus për 90 milionë euro, tregon se sa shumë ka ndryshuar futbolli në dy dekadat e fundit. Paraja jo vetëm që flet; por nuk pushon asnjëherë. Higuain është një sulmues i madhe, 36 golat e tij të shënuar në vitin 2015/16 barazuan rekordin e Seria A, por ai do të jetë 29 vjeç në dhjetor dhe vetëm disa njerëz do ta konsideronin si një prej lojtarëve më të mirë në botë. Tetorin e kaluar ai nuk ishte as te lista e 23 lojtarëve më të mirë të Ballon d’Or. Dhe ai vlen 90 milionë euro.

higuain36
Ai është blerja e tretë më e shtrenjtë në histori, pas Gareth bale dhe Cristiano Ronaldo. Ë shpejti ai mund të jetë i katërti, nëse Paul Pogba i bashkohet Manchester United ose Real për një shumë që do të thyente edhe njëherë rekordin botëror. Një Ronaldo apo Messi 25 vjeçar do të vlente 250 milionë euro. Reagimi i lëvizjes së Higuain ka qenë i qartë. Kishte pak surprizë por edhe pak neveri për çmimin e paguar që vite më parë do të ishte parë si një aktakuzë vulgare e dekadencën e shoqërisë. Ne kemi qenë të papërgatitur për këtë shumë – dhe siç raportohet, menaxheri i Pogba Mino Raiola do të përfitojë 25 milionë euro nëse klienti i tij shkon te Juventus.

Lionel-Messi-Cristiano-Ronaldo-partit_1551455132_28179202_766x565-650x358 Shumat stratosferike që marrin menaxherët janë një pjesë e pranueshme e futbollit. Nga tetori i 2015 deri në shkurt të 2016, Manchester United pagoi 13 milionë euro për ta – dhe ata nuk blenë as edhe një lojtar. Kjo shumë është paguar drejt menaxherëve për pjesën e tyre në negociatat e rinovimit të kontratave. Futbolli ka zhvilluar ekonominë e tij, me kursin e tij të inflacionit. Teksa bota e vërtetë sa vjen e futet në krizë, futbolli djeg para duke qeshur – sidomos kur vjen puna për sulmues. Një sport socialist është kthyer në një orgji të paturp dhe koprracie vetë-uruese.

pogba-juventus-udineseMerkato është kthyer në një biznes aq të madh saqë ka momente që futbolli duket sekondar. Eksitimi i tifozëve për të blerë një lojtar e kalon realitetin e të parit në fushë. Dita e fundit e transferimeve është dita më e pritur e kalendarit. Menaxherë si Raiola apo Jorge Mendes janë disa prej njerëzve më të rëndësishëm në futboll. Vetëm se t’i quash menaxherë nuk mjafton: ata janë “super menaxherë”, ekuivalenti i Cinty Crowford, Eva Herzigova dhe shumë super modeleve të tjera në fuboll. Beteja e tyre është një lojë më vete.

Popullariteti i paprecedent i futbollit e ka lejuar këtë gjë të ndodhë. Njëzet vite më parë, kur doli artikulli i parë i Deloitte Money League se kush janë klubet më të pasura, Manchester United ishte në vend të parë me të ardhura 100 milionë euro. Tabela më e fundit e sezonit 2014/15, Real Madrid kryesonte me 500 milionë euro. Lufta e transmetimit televiziv midis Sky dhe BT e çoi marrëveshjen e fundit televizive në 6 miliard euro për tre sezone, teksa Super League kineze ka kaq shumë para, Shandong Luneng mund të paguajë një lojtar si Graziano Pelle mbi 300,000 euro në javë.

GrazianoPelleLeicesterCityvSouthamptonrt3rVNhz6Arx-780x439

Është një kulturë shumë e vështirë për t’u kuptuar. Obsesioni i futbollit me paranë është arsyeja kryesore e këtij ndryshimi dramatik në lojë në 25 vitet e fundit, nga blerja e liderëve të rinj që i mungon karakteri në fushe e deri te afrimet low cost por me rroga faraonike të lojtarëve veteranë. Është e vështirë ta ndalosh këtë kulturë të helmuar. Nëse nuk të pëlqen, mund të shkosh të shohësh një sport më minimal si cricket. Kjo nuk është një situatë e përkohshme, ky është sistemi i vlerësimit në futbollin e shekullit të 21-të. Një sistem në të cilin ti paguan 90 milionë euro për një 28-vjeçar dhe askush nuk mundohet të ngrejë zërin.

/sportal.al/