Fustani transparent i Naomi Campbell

311

Ka më shumë se 20 vjet që tregon trupin nëpër pasarela. Naomi Campbell tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen të shtunën, në “Gala Spa Awards” në Baden-Baden të Gjermanisë, me veshjen që kishte zgjedhur për këtë rast.

45-vjeçarja dukej fantastike me një fustan të zi pothuajse i gjithi transparent në pjesën e sipërme. Copa e zezë nuk ia mbulonte fare “asetet”, duke i kënaqur sytë të gjithëve.

Në këtë mbrëmje, Naomi u nderua me çmimin “Idhulli i Bukurisë”, që vlerësonte suksesin e saj në botën e modës dhe punën e saj në fushën e bamirësisë.

Kur u pyet se si mbahej kaq mirë, ajo tha: “Mundohem të kujdesem sa më shumë për veten. Më pëlqen të zbavitem, por punoj shumë. Gjithashtu, përdor shumë produkte kozmetike”.