Fushë Kosova e ka nisur mjaft mirë kampanjën pranverore, derisa në kuadër të xhiros së 16-të ka triumfuar përballë Dukagjinit të Gjakovës me rezultat 3-1, shkruan Gazetasheshi.com.
Me këtë fitore, “Pampurat” vazhdojnë kryesimin me 43 pikë, tani shtatë më shumë se Bashkimi i Koretinit që do të zhvillojë në vikend ndeshjen me Vëllazërinë e Zhurit.
Behari nga Vitromirica ka fituar në duelin e dytë të ditës kundër Galaksisë së Gjilanit me rezultat 2-0.
Behari ngritet në kuotën e 26 pikëve, por vazhdon të mbetet në pozitën e pestë të renditjes tabelare, për dallim nga ‘galaktikët’ që janë zhytur në fundin e klasifikimit.
Rezultatet e plota:
KF Fushë Kosova 3-1 KF Dukagjini
KF Behari 2-0 FC Galaksia
/Gazeta Sheshi/