Fundjava me ndeshje interesante në Ligën e Parë, vëmendja kryesore në Prizren

739
Fotografia e realizuar nga Albert Sinani

Liga e Parë e Kosovës në futboll në këtë fundjavë do të vazhdoj me ndeshje tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Në fundjavë do të zhvillohet java e 16-të në Grupin A dhe B në Ligën e Parë të futbollit.

Vëmendja në ditën e shtune në Grupin A pritet të jetë në mes Lirisë dhe Drenasit, po në të njëjtin orar zhvillohet edhe takimi Istogu – Drenasi. Kurse në Grupin B do të jetë vetëm ndeshja në mes Ramiz Sadikut dhe Vitisë

Ndërkohë, e diela pritet ta ndeshjen më interesante të javës që do t’i takoj Grupit A, A&N – Dukagjini, po në orar të njëjte do të jenë edhe Vushtrria – Onix dhe Vëllaznimi – Malisheva.

Ndërsa në Grupin B, ditën e diele do të zhvillohen plotë katër takime ku ajo që pritet të marrë vemendjen do të jetë në mes Flamurtarit dhe Ferizajit. Me kohë të njëjtë do të zhvillohen edhe Dardana – Ulpiana, Vllaznia – KEK-u dhe Kika – 2 Korriku.

Liga e Parë

Grupi A

E shtunë, 27 shkurt, ora 13:00

Liria – Drenasi
Istogu – Trepça

E diel, 28 shkurt, ora 13:00

A&N – Dukagjini
Vushtrria – Onix
Vëllaznimi – Malisheva

Grupi B

E shtunë, 27 shkurt, ora 13:00

Ramiz Sadiku – Vitia

E diel, 28 shkurt, ora 13:00

Flamurtari – Ferizaj
Dardana – Ulpiana
Vllaznia – KEK-u
Kika – 2 Korriku

/GazetaSheshi/