Fundi po vie e Interi vazhdon të shpresojë

96

Roberto Mancini mendon se Interi e meritoi fitoren prej 1-0 kundër Frosionones dhe shpreson për pozitën e tretë në tabelë.

Ndeshja e të shtunës u vendos nga një gol i Mauro Icardit me kokë, por lojtarët e Frosionones ishin të pafat duke goditur tri herë shtyllën.

“Askush nuk e pati të lehtë këtu. Frosinone po përpiqet të sigurojë mbijetesën me rezultatet në terren vendas dhe po kalon një sezon të mirë”.

“Nëse shikojmë pjesën e parë, është dashur të ishim 2-0, sepse i patëm katër raste të mira dhe na anuluan një gol tërësisht valid”, ka thënë trajneri për “Mediaset Premium”.

Përkundër fitores, Interi është pesë pikë prapa Romës që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

“Duhet ta zhvillojmë secilën ndeshje dhe do të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit. Do të japim gjithçka që ta tejkalojmë Romën, por do të jetë vështirë”, ka deklaruar Mancini.