Fund i keq për Gjilanin, Hyseni shpreson te ndeshja me Vëllaznimin

Gjilani ka lëshuar një mundësi të artë që t’i shmanget barazhit.

Mirëpo, barazimi 1:1 me Drenicën ia komplikon punët ekipit të trajnerit, Alban Hyseni, i cili në rast të humbjes nga Vëllaznimi në fundjavë, do të përfundojë në barazh, transmeton Gazetasheshi.com.

Hyseni ka komentuar barazimin me Drenicën, duke thënë se nuk mjafton vetëm loja e mirë.

“Shënuam golin në momentin më të mirë, por pastaj pësuam nga një moskordinim i mesfushës me mbrojtjen. Patëm disa raste për të shënuar, por kundërshtari ishte me fat”, deklaroi Hyseni për SuperSport.

Ai theksoi se para ndeshjes kishte punuar shumë në aspektin psikik.

“Jemi munduar të punojmë në aspektin psikik dhe ketë e dëshmuam, pasi skuadra krijoi shumë raste, por fati nuk ishte me ne në finalizimin”, shtoi Hyseni.

Krejtësisht në fund, ai foli edhe për ‘finalen’ e barazhit me Vëllaznimin.

“Do të shkojmë në Gjakovë për ta kryer punën siç është më së miri”, përfundoi Hyseni.

Gjilani edhe me barazim do t’i ikte barazhit në xhiron e fundit, pasi ka dy pikë më shumë se Vëllaznimi.

Shih tabelën

Kjo është ‘çmenduria’ në renditjen e Vala Superligës pas ndeshjeve të sotme