FSK me nderime ushtarake para varrit të Adem Jasharit

129

Batalioni i Dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh), realizoi Marshimin Kondicional “MARSI 2016“, i cili filloi nga Prekazi i Epërm, pikërisht nga Kulla e “Ahmet Delisë “ duke vazhduar për tek Memoriali i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, dhe pas nderimeve ushtarake, marshimi ka vazhduar për në qytetin e Skenderajt, deri tek caku i fundit në fshatin Kopiliq.

Aktiviteti është planifikuatr dhe realizuar në bazë të planit vjetor të trajnimeve të Batalionit të Dytë të BRSH-së. Së bashku me njësinë ka marshuar edhe Komandanti i BRSh-së, kolonel Xhevahir Geci dhe Komandanti i Bat.2, nënkolonel Mehmet Lladrovci.

len të theksohet se gjatë realizimit të këtij marshimi përkrahja e popullatës ka qenë një element frymëzues për pjesëtarët që kanë marrë pjesë në këtë marshim. Qëllimi i këtij marshimi është testimi dhe mbajtja e kondicionit fizik të pjesëtarëve në distanca të gjata, gjë që ky qëllim është arritur bazuar në faktin që të gjithë pjestarët pjesmarrës marshimin e kanë përfunduar me kohë dhe pa ndonjë problem. Ky fakt dëshmon se pjesëtarët e Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë posedojnë një përgatitje të lartë fizike”, thuhet në një postim të Ministrisë së FSK-së në facebook./KosovaPress/