Frikë nga trazirat: Dy autobusë me tifozë maqedonas mbërrijnë në Shkodër

156

Tashmë është konfirmuar tifozët maqedonas do jenë të pranishëm në Loro Boriçi.

Federata Maqedonase ka blerë 150 bileta për tifozët maqedonas të cilët do të jenë sot në stadium. Gjithashtu është konfimuar që ato kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Deri tani janë parë dy autobusë duke kaluar kufirin në Qafëthanë, ku më pas janë drejtuar drejt Shkodrës.

Autobusët janë shoqëruar me dy makina police, megjithëse masat e marra nga policia në Shkodër janë të rrepta, prapë ekziston frika e trazirave.