Frikë e madhe në Real Madrid, mungojnë Ronaldo e Bale

128

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale munguan në stërvitje të shtunën në mëngjes para duelit të ardhshëm të Real Madridit kundër Espanyolit.

Tri herë fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo, i rikthyer së fundmi nga lëndimi i rëndë i gjurit në fitoren 5:2 ndaj Osasunas në xhiron e shkuar, ka munguar për shkak të një ftohjeje, ka njoftuar Real Madrid nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të klubit, përcjell “Zëri.info”.

Kurse, reprezentuesi uellsian, Bale, u zëvendësua në pjesën e dytë të fitores ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

“Los Blancos” takohen me Espanyolin në “Estadio Cornella-El Prat”, të dielën, në kërkim për të vazhduar bilancin pozitiv të sezonit në La Ligë. Por, mungesa e Ronaldo dhe Bale do të paraqiste problem të madh për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.