Francezët: Benzema jashtë Kombëtares

135

Francezët nuk e duan Karim Bezema. Sipas një sondazhi të zhvilluar në këtë vend, 73 për qind e të anketuarve nuk duan që sulmuesi i Realit të Madridit të jetë pjesë e kombëtares për finalet e Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë. Shkak është bërë akuza e ngritur ndaj Bezema,  për shantazh ndaj shokut të Kombëtares, Mathiue Valbuena. Një veprim të cilin tifozët francezët duket se nuk e kanë toleruar. Sondazhi është zhvilluar nga kompania Odoxa, e cila sqaron se 71 për qind e atyre që kanë votur janë tifozë dhe i ndjekin ndeshjet e futbollit. 28-vjecari Benzema është në pritje të vendimit që do të japë gjykata, por ndërkohë futbollistit do ti duhet të rifitojë dhe zemrat e francezëve.

Anketa është shfrytëzuar gjithashtu edhe për të krijuar një ide se cilët janë lojtarët më të preferuar në radhët e bluve, kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin A. Kështu, në krye të futbollistëve që kanë mbështetjen e tifozëve, qëndron lojtari i Atletico Madrid, Antonie Griezman, i ndjekur nga Andree Pierre Gignac, për të përfunduar me sulmuesin e Arsenalit, Oliver Giroud. Pikërisht në këtë sondazh, Benzema ka siguruar një përqindje shumë të vogël të votave, pavarësisht formës mjaft të mirë që ka shfaqur te Reali i Madridit