Francë – Parisi dhe Londra investojnë dy miliardë euro në dronat luftarakë

132

Franca dhe Britania e Madhe do të investojnë më shumë se dy miliardë euro në një program të përbashkët për prodhimin e dronëve për luftime operacionale deri në vitin 2030, sipas një deklarate të firmosur sot nga dy vendet gjatë një mbledhje franko-britanike në Amien (veri të Francës)

Është hera e parë që Parisi dhe Londra publikojnë angazhimin financiar të tyre në këtë projekt, bazat e të cilit janë hedhur gjatë një mbledhjeje të mëparshme në vitin 2014 në Brize Norton (Angli).

Franca dhe Britania e Madhe kishin arritur marreveshje në janar 2014 në Brize Norton qe të punojnë së bashku për një sistem ajror luftimi të ardhshëm (FCAS, Future Combat Air System).