“France Football”: Zvicër-Shqipëri, ndeshja vëllavrasëse

115

Prestigjozja francez, “France Football”, ka hapur një cikël të gjatë që do e mbajë deri në fillimin e Euro 2016, me një dossier për sfidën që do të luhet në 11qershor, në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Në tre artikuj të ndryshëm njërin për dy vëllezërit Xhaka që do të jenë kundërshtarë, në tjetrin për lojtarin më të ri të kombëtares, Veseli, që nuk përfilli Zvicrën dhe zgjodhi Shqipërinë dhe në një të fundit, që jep një panoramë të përgjithshme të sfidës vëllavrasëse.

“FF” e fillon reportazhin e saj me ditën e paharrueshme të 11 nëntorit kur Shqipëria u kualifikua pas fitores në Erevan. Ja si shkruan prestigjozja e futbollit francez në një shkrim te gjatë që e sjell të përshtatur Portali Lapsi.

Zvicra A kundër Zvicrës B

Të dyja kommbëtaret janë me gjak të përzierë dhe nganjëherë me zemrën të thyer. Ato i kanë ngritur themelet e tyre mbi lojtarë me dy nënshtetësi, të cilët vijnë nga emigracioni shqiptaro kosovar i viteve 60 dhe më pas nga ai i luftrave në ish Jugosllavi. Në kualifikimin e arritur në Armeni, Shqipëria numëronte pesë lojtarë me kombësi zviceriane: Aliji, Xhimshiti, Xhaka, Gashi dhe Basha. Në fitoren kundër Portugalisë në shtator 2014, ishin plot tetë lojtarë me kombësi të dyfishtë: Lenjani, Kukeli, Ajeti, Abrashi dhe vëllai tjetër i Bashës (Vullneti).

“Kjo do të jetë një ndeshje ku do të përballen Zvicra A kundër Zvicrës B”, thotë Pierluigi Tami, trajneri aktual i Grasshopers i cili ka qenë trajneri i shpresave të vendit të tij nga viti 2009 deri në 2015.

Polemika midis zvicerianëve të vërtetë dhe të tjerëve

Zgjedhja e kombëtares së Zvicrës përpos emocioneve është edhe një zgjedhje ekonomike. Sepse të luash me përfaqësuesen Nati, natyrisht që vlen më shumë, megjithëse këtë pak kush e pranon me zë të lartë.

Xhaka dhe Shaqiri janë idhujt e rinisë Zviceriane. Sulmuesi i Stok Sitit është figura e marketingut të lojrave video me futboll dhe ikona e sponsorve të kombëtares së bashku me Granit Xhakën. “Të gjithë futbollistët që kanë mundësinë e zgjedhjes, vendosin të luajnë për Zvicrën. Duhet të jemi realist dhe objektivë në këtë pikë” analizon ish futbollisti i kombëtares Walter Fernandez që tani është agjent lojtarësh. “Ndoshta kjo nuk është zgjedhja që u pëlqen prindërve, por kjo është zgjedhja e bijve të tyre. Ata që kanë shkuar me Shqipërinë ose nuk kishin shance me “Natin” ose nuk kishin durim të prisnin, me përjashtim të një djali si Gashi i cili kishte shance të lunate për ne” thotë ai.