Franca thyen Holandën, tifozët nderojnë Cruyff-in

87

Miqësorja e luksit në mes të Holandës e Francës është mbyllur me fitoren e “gjelave” me rezultatin 3-2.

Ishin pikërisht francezët me Antoine Griezman në minutën e gjashtë dhe Olivier Giroud në minutën e 13’të, shënuan duke e mbyllur fraksionin e parë në shifrat 2-0.

Me fillimin e pjesës së dytë Holanda ka ngushtuar epërsinë në miqësoren ndaj Francës

Ishte Luuk de Jong ai që shënoi për 1:2 në minutën e 47’të. De Jong shënoi gol me dorë, kjo nuk u vërejt nga gjyqtari. Më pas tulipanët barazuan rezultatin me Afelai në minutën e 86′. Franca nuk dorëzohet dhe Matuidi shënon golin e tretë duke vulosur fitoren e “gjelave”.