Franca i dërgon faturë 1.6 miliardë euro Google për tatime të papaguara

138
Mënyra se si Google dhe kompanitë e tjera teknologjike i paguajnë taksat në Evropë është kritikuar shumë.

Google së fundi kishte pranuar që t’i paguante Mbretërisë së Bashkuar 130 milionë funte, ndërsa tani autoritetet franceze dëshirojnë shumë më tepër se kaq nga gjiganti i kërkimeve, transmeton koha.net.

Sipas Reuters, organet tatimore franceze janë duke kërkuar një shumë masive prej 1.6 miliard euro, si tatim i mëparshëm i Google.

Kjo shumë është shumë më e madhe se sa Google i ka paguar Mbretërisë së Bashkuar, dikur rreth 10 herë më shumë.
Google i është paraqitur fatura 1.6 miliard dollarësh nga autoritetet franceze, ndërsa ata tani mund të zgjedhin ose që të paguajnë ose të çojnë këtë çështje në gjykatë, nëse mendojnë se nuk i kanë borxh kaq shumë atyre.

Google, Amazon, Apple, Starbucks e shumë kompani të tjera janë duke u kritikuar shumë në Evropë për mënyrën e pagesës së tatimeve, ndërsa asnjëra nga kompanitë nuk janë duke bërë asgjë ilegale, kështu që ndoshta është koha që të ndërrohen rregullat e taksave.