Franc Veliu: Nuk kam parë një turp të tillë dhe akuza të tilla

Franc Veliu ka qenë një nga emrat e lakuar nga klubi i Drenicës, kinse ky i fundit ka përdorur shprehje raciste ndaj sulmuesit Harmon.

Por ish lojtari i Kombëtares shqiptare, i ka mohuar akuzat, duke shtuar se nuk ka parë asnjëherë në jetë një turp të tillë, shkruan Gazeta Sheshi.

“Marr shkas nga postimi tendencioz i ekipit të Drenices në faqen zyrtare, për të sqaruar situatën dhe jo për të mbrojtur veten ose ekipin e Gjilanit.Ne futbollin e te madhes Shqiptari janë bërë shumë turpe dhe në emrin e të bukurit futboll, por si ky i sotmi nuk më kanë parë sytë”.

“Para se te hidhet baltë mbi emrin tim, duhet të njiheni me karakterin tim dhe jo të flisni shpifje si njerëz pa të ndenjura. Me gjithë respektin e te parespektueshmit lojtarit tuaj shpifës, unë si di as emrin dhe jo më të merrem me ofendimet kundrejt tij. Unë nuk e di si jeni mësuar ju si klub, por profesionalizmi im nuk ma lejon të bëjë sjellje antisportive”.

“Mund të pyesni lojtarë dhe trajner kudo ku unë kam luajtur, nësë Franc Veliu ka pasur qoftë edhe më të voglin problem”.

“Me vjen keq sinqerisht që amatorizmi juaj dhe joprofesionalizmi ju kan errësuar sytë duke mbrojtur lojtarin tuaj me atë gjest të shëmtuar dhe duke hedhur balt mbi lojtare të respektuar dhe me karakter te pakrahasueshëm kundrejt atyre që maten me hijen e mëngjesit”.

“Turp, turp, turp dhe me vjen keq që po ulem në nivelin tuaj të ulët duke u dhënë kaq shumë rëndësi”, ka thënë Veliu për Gazetën Sheshi.